Komente

Ka shume metoda per te sherbyer klientet por ka vetem nje menyre qe ti tejkalosh pritjet e tyre per sherbimin. Me poshte do te gjeni disa fjale nga klientet qe ne kemi asistuar.

Elisa Mulgeci — Marketing Director, Tring Communications

Se pari kontaktova Click Studio per te projektuar faqen tone. Qellimi ishte qe faqja te ishte vizualisht terheqese dhe e lehte per navigim nga klientet tane, nderkohe qe ngrihet ndergjegjshmeria e produkteve dhe sherbimeve te Tring. Normalisht qe ajo c’ka kerkohej ishte realizimi brenda nje afati te shkurter.

Click Studio kaloi parashikimet tona. Ishin ne gjendje per te kuptuar nevojat e larta - teknike te biznesit tone, e nderkohe ne menyre te qarte dhe inteligjente te percillte mesazhin tone te perbashket nepermjet nje pune dizenjuese atraktive dhe funksionale. Ata krijuan një pamje krejtësisht të re dhe të veçantë për kompaninë tonë, nderkohe qe transmetonin nje faqe unike duke lejuar vizitoret qe lehtesisht te shfletonin produktet tona.

Ata gjithashtu me dhane nepermjet nje permbajtjeje te gjere te sistemit te menaxhimit duke e bere faqen teper te lehte per ta ruajtur dhe rinovuar. E gjithe kjo u realizua ne kohe dhe brenda buxhetit te caktuar. Une rekomandoj Click Design Studio tek kompanite e vogla dhe te medha dhe e konsideroj si nje mundesi te mire per te punuar me ta ne projektet e ardhshme.

Christopher — CEO, Ardesa ( France )

Urime per punen tuaj! Ishte disi e guximshme nga ana ime t’ju rekomandoja drejtuesve te kompanise time qe faqen e internetit te kompanise ta pergatisja ne Shqiperi. Faleminderit Arber per gjithcka bere bashke me miqte tuaj. Cdo komponent eshte shume i arrire dhe c’ka eshte me kryesorja me nje shpejtesi te admirueshme dhe me cmim te pakrahasueshem me tregun Francez.

Anita Xhabli — Marketing and Sales, Vibtis

Une jam e befasuar nga puna e ekipit te clickstudio. Ata e kuptuan qarte sfiden tone dhe na cuan me afer klienteve tane. Rezultati eshte mjaft mbreselenes. Informacionet ne faqen tone jane te detajura, logjikisht te organizuara dhe estetikisht te harmonizuara, c’ka u mundeson vizitoreve te marrin mesazhe te rendesishme ne lidhje me biznesin tone.

Izet Leka — Drejtues, Veronesi Caffe

Faqja jone eshte hedhur online vetem prej kater javesh dhe jemi shume te kenaqur me rezultatin. Ne kemi marre shume telefonata nga konsumatoret e rinj nga gjithe Shqiperia qe kane pare faqen tone dhe kane bere thirrje ne kerkim te produktit tone. Ne kurre nuk e kishim imagjinuar qe do te kishte kete efekt te menjehershem. Nje shpenzim modest me nje rezultat fantastik!

Silvana Nikolla — Marketing, Kristal Center

Une kam punuar me shume agjensi dhe kompani projektimi gjate karrieres time. Ishte nje experience e jashtezakonshme te punoje me ju. Ne te ardhmen nuk do te na duhet te mendojme gjate per te gjetur studion e duhur ne punet grafike. Ne jemi te bindur qe mund te mbeshtetemi tek ju per te percjellur mesazhet tona ne nje menyre koncize e te qarte.

Ermir Naumi — Drejtues, Galeria ETC

Click Design Studio i ka siguruar kompanise tone nje faqe cilesore e cila eshte shume e lehte per tu perdorur dhe ne konfrontimin e pare me faqen u jep klienteve tane ate cfare qendra jone ofron dhe perfaqeson. Faqja jone multi-funksionale u krijua me nje kosto te arsyeshme dhe Arbri na dha nje shumellojshmeri idesh gjate procesit te krijimit. Do ta rekomadoja Click Design Studio kujtdo qe kerkon te ndertoj nje faqe interneti efektive dhe me nje kosto te asyeshme.

Florian Idrizi — Home Trend

Ne jemi biznes fare i ri dhe kur na keshilluan qe te krijonim website-in tone na u duk e parakoheshme , madje e ekzagjeruar. Me kete ndjenje dyzimi morrem kontaktin me clickstudio. Qe ne takimin e pare me stafin e kesaj kompanie programimi na u zgjerua vizioni yne per webdesignin si mundesi fantastike per te komunikuar online me klientet. Puna juaj i tejkaloi parashikimet tona. Faqja jone tashme eshte nje oportunitet i pazevendesueshem per te shkembyer informacionin me furnioret dhe sidomos me klientet tane. Nuk kemi asjne verejtje per produktin e punes suaj dhe shpresojme ne thellimin e bashkepunimit tone.

Arben Shini — Bener

Jam vertet i kenaqur nga bashkepunimi me clickstudio dhe shpresoj ta thellojme ate ne te ardhmen. Ju lutem pranoni shprehjen e konsiderates me te larte. Ju uroj gjithe te mirat!